Ndërron jetë boksieri Tim Hague pas goditjes ‘knockout’ që mori gjatë një ndeshjeje boksi me kundërshtarin e tij Adam Braidwood.
Hague u dërgua në një spital në Edmonton në gjendje kritike për jetën me një dëmtim të rëndë të trurit. Ai fillisht ka mbetur pa ndjenja disa minuta pas “knockout” dhe më pas kaloi në gjendje kome.
Ish-luftëtari i UFC ka vdekur në moshën 33-vjeçare ditën e diel dhe njoftimin e ka bërë motra e tij me anë të një postimi në Facebook.
Boksieri është shfaqur në katër ndeshje në UFC midis viteve 2009 dhe 2010.





