10korrik 2015– Omar Sharif ka qenë ndër aktorët e rrallë të huaj që janë parë në Shqipëri para viteve ’90. I lindur në Egjipt ai njihej për rolet e mrekullueshme, si dr.Zhivago apo Lorenci i Egjiptit. Sot, më i famshmi aktor nga vendet arabe, vdiq në moshën 83 vjeçe. Ai pësoi një atak kardiak, duke ndërruar jetë në spitalin e Kajros paraditen e sotme.
Sharif ka luajtur në filma me aktorët më në zë të Hollivudit, në vitet ’60.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/