Vdes e moshuara e infektuar nga koronavirusi në Durrës duke shënuar viktimën e parë në Shqipëri. 

Viktima është 73-vjeçarja Qamile Gashi, e cila ndodhej prej disa ditësh në spitalin e Durrësit, ndërsa rasti i saj u konfirmua të martën.

“Pacientja 73-vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare. 73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass.”, ka konfirmuar Ministria e Shëmdetësisë.

Pak më parë stafi mjekësor tentoi ta transportonte të moshuarën drejt QSUT-së në Tiranë, por e rikthyen sërish në ambientet spitalore të Durrësit për shkak të gjendjes së saj të rënduar.