Kupa e Botës kthehet në makth për gazetarët.

Brenda pak ditësh tre prej tyre kanë ndërruar jetë.

I fundit ishte Roger Pearce drejtori teknik 65-vjeçar i kanalit anglez “ITV Sport”, i cili raportohet se ka vdekur më datën 21 nëntor, para fillimit të ndeshjes SHBA-Uells.

Lajmi merr rëndësi të madhe dhe zbulohet tani pas njoftimeve të dy gazetarëve të tjerë që kanë ndërruar jetë.

Siç shkruan Nail Stainsby, gazetari i “BBC” dhe miku personal i Pearce, ai do të tërhiqej pas 5 javësh.