Ka ndërruar jetë në spital gruaja 28-vjeçare e gardistit Admir Dervishi, e cila u qëllua me armë zjarri nga bashkëshorti i saj pas një konflikti.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 07:10 të mëngjesit në rrugën e “Qelqit”, te pallatet Derveni në Kombinat.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku i vuri prangat autorit të dyshuar, gardistit 29-vjeçar, Admir Dervishi.
Nga hetimet paraprake, ka rezultuar se shkak i sherrit mes bashkëshortëve ishte një konflikt për shkaqe xhelozie.