SHBA– Dina Manfredini, 115 vjeç, ndërroi jetë vetëm dy javë, pasi u fut në librin Guinness si njeriu më e vjetër në botë, ende i gjallë.
Sipas mbesës së saj, Dina Manfredini ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. Mbesa e saj ende nuk di të thotë shkaqet e vdekjes së gjyshes së saj. 115 vjeçarja nga shteti i Iowa u nda nga jeta në një azil pleqsh, ku jetonte prej vitesh.
Ajo u shpall personi mëe vjetër nëbotëende i gjallë, dy javëmëparë, kur e moshuara 116 vjeçare Bessie Cooper ndërroi jetë.
Sipas librit tërekordeve Guinness besohet se tani për tani personi mëI vjetër nëbotëështënjëjaponez, Jiroemon Kimura, i lindur në19 prill të1897. Ai është15 ditë më i ri sesa Manfredini.