Ka vdekur edhe Arianit Gashi, (ne foto) viktima e dytë e një atentati te Parku i Qytetit në Prishtinë, bëjnë të ditur zyrtarë të QKU'së.
Para tij, Express njoftoi që ka ndërruar jetë në QKUK Eron Agaj.
"Rreth orës 16:30 ka ndërruar jetë edhe personi i dytë i plagosur, përkundër përpjekjeve të mjekëve",thuhet në konfirmimin e QKUK-së për Gazetën Express.
Përsoni i dyshuar për vrasjen e Eron Agajt dhe Arianit Gashit është shtetas i Republikës së Shqipërisë. Ai është në kërkim të Policisë aktualisht.
Burimet policore kanë bërë me dije se i dyshuari ka afro një vit që është në Kosovë.
Sipas një informacioni paraprak mes tij dhe dy viktimave është regjistruar një grindje.





