Një i burgosur ka ndërruar jetën në spitalin e burgut. 37-vjeçari që vuante dënimin te burgu 313 në Tiranë pas komplikacioneve në orët e para të ditës së sotme është dërguar në spitalin e burgut.
Por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve për t'i dhënë ndihmën e parë, 37-vjeçari ka ndërruar jetë rreth orës 08:30.
Të tjera detaje priten në vijim.





