Ka ndërruar jetë 20-vjeçari Enes Berisha, i cili u aksidentua pasditen e së dielës pranë Policisë Ushtarake në Sauk, në Rrugën e Elbasanit, teksa drejtonte motorin tip “Burgman”, me targa TR 594 D.

Ndonëse iu dha ndihma e menjëhershme, fatkeqësisht ai nuk ka mundur të mbijetojë. Ai është përplasur me një shtyllë dhe është dëmtuar vetë si dhe pasagjeri që ndodhej me të në motor, Eno Meçe, 18 vjeç, banues në Tiranë.

Në profilin e Enes Berishës në “Facebook” janë të shumta mesazhet prekëse të miqve e të afërmve që nuk e pranojnë dot ikjen e tij përfundimtare dhe mbi të gjitha në moshë kaq të re.