Ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare, kampioni i botës në karate, Loris Comparin. Comparin, i cili ka qenë 23 herë kampion i Italisë në karate, 3 herë kampion evrope, 4 herë kampion bote dhe 2 herë kampion ndërkontinental në specialitetin Kumite (luftimor), humbi jetën për shkak të përkeqësimit të bajameve. Fillimisht ai u shtrua në spital ku qëndroi i shtruar dhe nën survejimin e mjekëve për dy javë, por nuk arriti t’i mbijetojë komplikacionit të bajameve.
Kampioni i botës la pas vajzën e tij Gloria, babain Oscar, nënën Giacomina, motrën Mara dhe vëllain e tij Nicola. Sean Henke, presidenti i Federatës Italiane të Karatesë, i pikëlluar dh andër të parët njoftimin për humbjen e ikonës së karates. “Që kur dëgjuam për shtrimin e tij në spital, kemi shpresuar për një mrekulli, por nuk ndodhi. Sot bota e karatesë vajton jo vetëm një sportist të madh, por edhe një njeri të madh, të ndershëm dhe me shpirt të mirë”,-shkruan në një postim në rrjetin social “Facebook”, Henke.