Një tjetër aksident është shënuar në Durrësi, fatkeqësisht me pasojë vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur në Sukth ku një 18-vjeçar duke drejtuar motoçikletën ka përplasur këmbësorin H.P., 80 vjeç i cili ka ndërruar jetë në spital.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 08.03.2019, në aksin rrugor Sukth -Kullë, shtetasi B.T., 18 vjeç , duke drejtuar motoçikletën e tij, është përplasur me shtetasin këmbësor H.P., 80 vjeç , banues në Sukth.

Për pasojë janë aksidentuar dhe ndodhen në Spital drejtuesi i motoçikletës, pasagjeri i tij shtetasi V.L., 18 vjeç si dhe shtetasi këmbësor H.P., i cili ka ndërruar jetë në Spital.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit