Ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare kitaristi legjendar australian, bashkëthemelues i AC/DC, Malcolm Young.

Young vuante prej tre vitesh nga një sëmundje e rëndë. Sipas Daily Mail, ai vdiq paqësisht të shtunën, me familjen e tij pranë.

“I njohur për aftësitë e tij muzikore, Malcolm ishte një kompozitor, kitarist, interpretues, prodhues dhe vizionar, i cili frymëzoi shumë njerëz”, shkruajnë mediat britanike.

Ai u zëvendësua nga nipi Stevie për turneun e fundit të grupit që promovoi albumin Rock Or Bust të vitit 2014.

Që nga fillimi, ai e dinte se çfarë donte të arrinte dhe së bashku me vëllain e tij më të vogël, ngjiti skenën botërore duke dhënë performanca të jashtëzakonshme në çdo shfaqje.