Kushërira e Rihanna-s, Tanella Alleyne, ka vdekur në moshën 28-vjeçare, sipas mediave të huaja.
Alleyne vdiq të dielën, më 13 gusht dhe funerali u mbajt në fillim të kësaj jave në kishën e famullisë St George në Barbados, raporton Loop News.
Shkaku i vdekjes nuk u dha, por sipas mediave nëna e saj, Julie-Ann Bryan, mjekët panë një masë të madhe të zezë pas një skanimi CT, para se të vdiste.
Vdekja e Alleyne vjen gjashtë vjet pasi vëllai i saj Tavon Alleyne 35 vjeç, u qëllua për vdekje në moshën 21-vjeçare në Boxing Day. Ai u vra një ditë pasi kaloi Krishtlindjet me Rihanna. Identiteti i vrasësit të tij nuk dihet ende.