Maryanne Trump Barry, motra më e madhe e ish-presidentit Donald Trump, ka vdekur, thanë për CNN dy burime të afërta me familjen.

Ajo është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare dhe shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.

Ajo ishte vajza më e madhe e Fred dhe Mary Ann McLeod Trump. Në vitin 1974 ajo u bë një ndihmës avokate amerikane dhe në 1983 u emërua nga Ronald Reagan në gjykatën e qarkut të Nju Xhersit. Në vitin 1999 ajo u emërua në një gjykatë federale të apelit nga Bill Clinton.

Ajo doli në pension në vitin 2019, që përkoi me një hetim kundër saj, raporton Guardian. Vitin e kaluar, një hetim i New York Times kishte treguar se Barry dyshohej se kishte përfituar financime të paligjshme dhe ishte në gjendje të ndikonte në veprimet e familjes së saj gjatë asaj kohe.

Barry ishte e martuar me John Barry, një avokat, tashmë i ndjerë. Marrëdhëniet mes vëllait të saj të vogël dhe ish-presidentit nuk ishin të mira.

Regjistrimet e publikuara nga Mary Trump, mbesa e Barry dhe Donald Trump, zbuluan se Barry ishte mjaft kritike ndaj veprimeve të vëllait të saj, të cilin ajo e quajti “klloun” gjatë zgjedhjeve të 2016.