Një 81 vjeçar ka vdekur për shkak të një ataku kardiak në një dyqan seksi.

Ngjarja ka ndodhur në Tuluzë, ndërsa i moshuari ndodhej në një sallë të dyqanit, rezervuar shfaqjes së filmave porno.

Megjithëse punonjësit e dyqanit kanë njoftuar menjëherë ambulancën, zemra e 81 vjeçarit kishte pushuar se rrahuri, kur mjeku arriti në vendngjarje.