Një adoleshent shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi.

17-vjeçari nga Shqipëria po udhëtonte me motor kur humbi kontrollin dhe u përplas me bordurën. Dëmtimet që kishte pësuar rezultuan fatale për shqiptarin, i cili nuk mundi të mbijetonte.

I plagosur rëndë ka mbetur shoku i tij, një 18-vjeçar i cili ishte pasagjer në motorin e drejtuar nga shqiptari. Aksidenti ka ndodhur në Lefkada pasditen e djeshme. Mediat greke nuk kanë bërë të ditur identitetin e 17-vjeçarit shqiptar që humbi jetën.

Policia është duke hetuar shkaqet e aksidentit me pasojë vdekjen.