Itali, 13 shtator 2014 – Besnik Myftari, 43 vjeç, baba i katër fëmijëve, gjeti vdekjen aksidentalisht këtë fundjavë në Itali. Myftari ishte familjarisht në vendin fqinjë prej më shumë se 20 vjetësh, ndërsa tre vjet më parë ishte stabilizuar në qytezën e Kolonjo al Serios (Cologno al Serio), në provincën e Bergamos.
Besniku po shkonte me biçikletë në ndërmarrjen ku punonte, kur u godit nga një makinë tip Lancia Ypsilon, që drejtohej nga një italian 27 vjeçar. Besniku ndërroi jetë nga plagët e marra duke lënë në pikëllim të thellë bashkëshorten dhe 4 fëmijët e mitur nga 4 deri 11 vjeç.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





