Jhon Velasquez, një nga vrasësit më të besuar të Pablo Eskobar, ka vdekur në burgun e Bogotas, në Kolumbi. Ai ishte duke u kuruar nga kanceri i stomakut, por nuk ia ka dalë ta mposhtë sëmundjen. Velasquez, 57 vjeç, ishte i akuzuar për rreth 300 vrasje.
I njohur si “Popeye”, ai u la i lirë nga burgu në vitin 2014 pas më shumë se 20 vitesh në qeli dhe nisi një kanal në ‘Youtube’, duke patur më shumë se 1 milion ndjekës. Ai u burgos përsëri në vitin 2018 me akuzën e zhvatjes.
Velasquez njihej si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Eskobarit, i cili drejtonte një perandori të trafikut të drogës nga qyteti kolumbian Medellin. Ai u dorëzua në polici në vitin 1992 dhe kaloi 23 vite në burg. Perandoria e drogës së Eskobar e bëri atë nje nga personat më të pasur në botë gjatë viteve 1980 dhe 1990.





