Një 49-vjeçar, banues në Gjermani ka humbur jetën mesditën e sotme në plazhin e Durrësit.

Sipas njoftimit të Policisë, 49-vjeçari është futur në det dhe ka gjetur vdekjen, dyshohet arrest kardiak.

Durrës/Informacion Paraprak 

Më datë 01.07.2019, rreth orës 12:46, në lagjen Nr.13, Durrës, shtetasi S.A., 49 vjeç, banues në Gjermani, është futur në det dhe ka gjetur vdekjen, dyshohet arrest kardiak.

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.