Vdes në galeritë e kromit minatori 25-vjeçar. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në zonën në pronësi të ACR-së, në Bulqizë.
Renato Alimani është viktima, i cili kryente detyrën e punëtorit të transportit. Nuk dihet se si ndodhi ngjarja, por forca të policisë shkuan në vendngjarje për të kryer hetimet.





