Një bankier rus ka vdekur në mënyrë të papritur nga një “sulm në zemër” në moshën 42-vjeçare, e fundit në një seri vdekjesh të hershme të spikatura.

Nikolay Vasyov ishte nënkryetar i lartë i Sberbank, institucioni më i madh financiar i vendit.

Analizat fillestare nga mjekët thanë se “vdekja e tij e parakohshme” ishte për shkak të një “sulmi në zemër”, shkruan ‘The Sun’.

Megjithatë, detaje të mëtejshme nuk janë dhënë për rrethanat e vdekjes së tij.

“Me keqardhje të thellë ju informojmë se sot Nikolay Vasyov, nënkryetar i lartë, Drejtues i bllokut të zhvillimit të përvojës së klientit B2C të Sberbank, ndërroi jetë papritmas”, thuhej në një deklaratë.

“Sipas konkluzionit paraprak të mjekëve, vdekja ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.”