Ndahet nga jeta këngëtari amerikan Richie Havens, i cili hapi festivalin e muzikës Woodstock më 1969.

Havens vdiq të hënën në moshën 72 vjeçare nga një atak në zemër në New Jersey.

Havens hapi festivalin  3-ditor në Woodstock më 1969 me këngën Freedom, dhe interpretori për 3 orë.

Ky koncert shënoi pikë-kthesën në karrierën e tij. Ai gjithashtu interpretoi gjatë përurimit të presidentit Bill Klintonit në vitin 1993.

Richie Havens regjistroi albumin e tij të parë në vitin 1967 dhe 25 albumeve muzikore gjatë karierës së tij.

Në vitin 2010 Havens u operua nga veshkat, por nuk arriti të rimëkëmbej, dhe që nga ajo kohë nuk mundi të dilte më në skenë.