Një 74-vjeçar ka ndërruar jetë në njërin nga motelet e Gjilanit. Ngjarja ka ndodhur të premten, kur personi ka ndërruar jetë teksa ka qenë në motel me një grua. Ka qenë gruaja që më pas ka njoftuar policinë.

“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar ishte alivanosur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete”, kanë deklaruar nga Policia e Kosovës.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Intitutin e Mjekësisë Ligjore.