Një i dënuar për vrasje ka ndërruar jetë në spital. Ngjarja ka ndodhur më datë 12 nëntor, në reaminacionon e QSUT-së.

Sipas burimeve të Policisë, ka vdekur i dënuari me inicialet B.F, 74 vjeç, banues në Shkodër, i cili vuante dënimin, për veprën penale “Vrasja”.

Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.