Një profesor i edukimit fizik ka ndërruar jetë në sallën e sporteve ku po jepte nësim.
Ky rast ka ndodhur dje në orën 10:45 në mëngjes në Leposaviq të Kosovës.
“Në sallën e sporteve është lënduar profesori i edukatës fizike mashkull K/Serb, i cili është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në shtëpinë e Shëndetit, ku është konstatuar vdekja e tij nga ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe në konsultim me prokurorin dhe familjarët e viktimës u kanë dorëzuar familjarëve trupin e pajetë.