KRUJË, 27 prill 2013– Mesditën e sotme 19 vjeçarja Sofie Hasani, nga fshati Kodër Thumanë Krujë ka gjetur vdekjen në spitalin ushtarak.

Sipas burimeve të para policore dyshohet se vdekja e saj ka ardhur si shkak i  një vetëhelmimi me fotoksinë.

Grupi hetimor, i cili ka mbërritur në vendngjarje po vijon hetimet e para rreth shkakut që ka çuar në vdekjen e 18 vjeçares.