Ka ndërruar jetë në spital 59-vjeçari nga Durrësi me iniciale M.K., që u aksidentua me motor.

Ai ndodhej i shtruar në spital prej 8 ditësh dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, fatkeqësisht ka vdekur ditën e djeshme, bënë të ditur burime zyrtare nga policia.

Ai u përfshi në një aksident rrugor më datë 25 shtator në lagjen nr.15, ku viktima ishte duke drejtuar motorin tip “Suzuki” pa targë dhe pa patentë, kur është përplasur me një mjet tip “Peugeot”, që drejtohej nga 25-vjeçari me iniciale A.B. Pas aksidentit, uniformat blu vunë menjëherë në pranga të riun.