Ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Marsel Osmani,  i riu 23-vjeçar që u rra me shkop dhe u tërhoq zvarrë me automjet nga pronari i lokalit tallava në Dishnicë të Korçës.

Marsel Osmani mësohet se ka vdekur sot në spital. Policia ka arrestuar pronarin dy ditë më parë, i cili quhet Olsi Zyberi. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive banale.

Olsi Zyberi e ka rrahur Osmanin me sende të forta dhe më pas e ka hedhur në një kanal. I riu është gjetur në kanal nga familja e tij.

Sipas burimeve, 23-vjeçari është tërhequr edhe zvarrë me automjetin e autorit.