Një 30-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Pukë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në fshatin Vrrithë.
Sipas informacioneve të para të policisë i plagosur është Petrit Biba, i cili është dërguar në spital. I plagosuri mësohet se është punëtor në kantierin e ndërtimit të HEC-it në Kaftall.
"Me datë 08.02.2019 në orën 20:25, policia u njoftua se në fshatin Vrrithë, Pukë është plagosur me armë zjarri shtetasi P. B. 30 vjeç, banues në Rubik, Mirditë, i cili po dergohet në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekesore më të specializuar",- sqaron policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.





