Një grua ka gjetur vdekjen në spitalin e Durrësit të enjten e 9 gushtit.

Sipas burimeve zyrtare, viktima është identifikuar si shtetësja me inicialet S.N., vjeçe 61, banuese në Durrës.

Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së  Parë Durrës.