Ditën e sotme koronavirusi ka shënuar viktimën e parë mes të dënuarve.
Viktima është 74-vjeçari Çaush Banaj, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Sanatoriumit, ndërsa kishte edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Banaj, i dënuar me 25 vite burg për vrasje me dashje, u infektua në burgun e Drenovës bashkë me 10 persona të tjerë.
Dy prej tyre po marrin trajtim më të specializuar në spitalet COVID në kryeqytet, ndërsa 8 të burgosurit e tjerë ndodhen të izoluar në burgun e Shën Kollit në Lezhë. /panorama





