4 shtator 2015 – Të mërkurën, në mëngjes, më 2 shtator 2015, vdiq në moshën 57-vjeçare anëtari i udhëheqjes së opozitës iraniane Abdul Ali Ghanbari. Sipas njoftimit të udhëheqjes opozitare iraniane, Abdul Ali Ghanbari ka qenë i përkushtuar në luftën kundër Shahut dhe regjimit klerikal për 4 dekada.
Ai vdiq në spital në Shqipëri i diagnostikuar me kancer, por edhe për shkak vonesave në transferimin e tij në Shqipëri për trajtim. Është dëshmor i 27-të i rrethimit mjekësor në Ashraf dhe Kampin e Lirisë në Irak, thotë komunikata për shtyp.
/portali “DurresLajm”/