Aktorja meksikane, Pilar Pellicer, ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në moshën 82-vjeçare.
Ajo njihet për rolet e shumta që kishte në telenovelat meksikane mjaft të pëlqyera edhe në Shqipëri, ku më shumë ka spikatur për rolin në telenovelat “Triumfi i dashurisë” dhe “Njerka”.
Shkak i vdekjes së saj u bë koronavirusi, i cili i solli komplikime për shëndetin.
Personazhe të njohur meksikanë janë shprehur të pikëlluar për humbjen e aktores së madhe, e cila gjatë karrierës së saj është vlerësuar edhe me çmime.





