Një punonjës i spitalit të New York-ut ku mjekët ishin fotografuar të vishnin qese plastike prej mungesës së veshjeve mbrojtëse, ka vdekur dje nga koronavirusi.
48-vjeçari Kious Kelly, vdiq në spitalin Mount Sinai West në Manhattan ku punonte, pas infektimit me koronavirusin e ri, shkruan New York Post.
Kelly ishte asistent menaxher i infermierëve në spitalin që ashtu si të tjerë në New York është goditur nga mungesa urgjente e pajisjeve mbrojtëse për stafin, si maska dhe veshje izoluese.
Të paktën katër anëtarë të stafit që punonin me Kelly gjithashtu janë pozitivë me koronavirus dhe po trajtohen.
New York është tashmë epiqendra e epidemisë në SHBA.





