Një doktor i cili kishte punuar intensivisht për 39 ditë për të shëruar pacientë të prekur nga koronavirusi ka ndërruar jetë nga mbilodhja.
Sikurse raportojnë mediat e huaja viktima është doktori Yuan Yangyang, 36 vjeç. Yangyang, që la pas gruan dhe dy fëmijë ndërroi jetë më 28 shkurt 2020 në një spital në qarkun Henan të Baofeng ku shërbente si bashkëdrejtues i spitalit.
“Sakrificat e bëra nga stafi mjekësor i vijës së parë për të garantuar sigurinë nuk duhet të merren kurrë si gjëra të lehta. Ne kurrë nuk e dimë me të vërtetë stresin, që kalojnë që mundohen të shpëtojnë jetë. Pusho në paqe, Dr Yuan. Kontributet tuaja nuk do të harrohen kurrë”, shkruan spitali ku ndërroi jetë.





