VLORE – Shërbimet e policisë së qarkullimit rrugor në Vlorë kanë gjetur mbrëmjen e djeshme një person të moshuar, i cili kishte mbetur në rrugë, pasi kishte pësuar një atak në zemër.
I moshuari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u transportua menjëherë në spitalin e Vlorës, ku iu dha ndihma e nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.
Sipas mjekëve, shkaku i vdekjes ka qenë si pasojë e atakut në zemër.
Në lidhje me këtë rast është ngritur grupi hetimor i cili ka kryer të gjitha veprimet hetimore si dhe ka bërë këqyrjen e jashtme të kufomës, ku nuk është vërejtur asnjë shenjë dhune.
Sipas policisë, personi është mashkull, rreth 70 vjeç dhe nga komunikimi i parë me punonjësin e policisë mendohet të jetë nga qyteti i Durrësit.





