Një vajzë 12-vjeçare ka vdekur pas përdorimit të tepërt të deodorantit në furgon teksa po bënte pushime me familjen e saj.

Vajza me emrin Paige Daughtry, shpenzonte me orë të tëra në shtrat dhe hidhte spraj sepse nuk dëshironte të kundërmonte. Ajo përdorte aq shumë deodorant, deri sa arriti aty ku i mori edhe jetën.

Vajza u gjet e shtrirë përmbys në shtratin e furgonit nga e ëma e saj. Pavarësisht se është dërguar në spital, ajo nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka vdekur dy orë më vonë.

Hetuesit kanë gjetur një shishe të deodorantit “Right Guard” pranë vendit ku është gjetur vajza. Doktorët kanë thënë se ajo ka thithur butan dhe izobutan.

Doktorët thonë se vdekja e saj ka ardhur si pasojë e “thithjes së substancave avulluese” që janë të pranishme në deodorantin “Right Guard”.

“Mendoj se çdo vajzë 12-vjeçare e bën këtë, vënien e deodorantit. Por ajo po e tepronte, e bënte më shumë se sa çdo vajzë tjetër”, ka thënë nëna e vogëlushes së ndjerë.