Një 58-vjeçar ka gjetur vdekjen pas konfliktit për çështje pronësie mes disa personave.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Mat, ndërsa policia ka arrestuar babë e bir, shtetasit Demir Pali, 73 vjeç, dhe Florian Pali, 27 vjeç, banues në Burrel.
Rreth orës 17:00, gjatë një konflikti verbal, për motive pronësie mes shtetasve Demir e Florian Pali, me shtetasin Qamil Pali, 58 vjeç, në konflikt e sipër Qamili ka rënë pa ndjenja në tokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia thotë se vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për të përcaktuar dhe shkakun e humbjes së jetës së 58-vjeçarit.





