Një ngjarje aksidentale me pasojë vdekjen e një personi që udhëtonte me biçikletë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të Durrësit.

Policia bëri me dije paraprakisht për “DurrësLajm” se një i moshuar që udhëtonte me biçikletë, gjatë kohës që po qarkullonte me mjetin e tij ka pësuar infarkt dhe është rrëzuar në tokë.

Autoambulanca ka mbërritur në kohë rekord, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk është arritur të bëhet e mundur asgjë, pasi ai kishte ndërruar jetë si pasojë e infarktit.