Ndeshja e sotme Flamurtari-Kukësi është shoqëruar me një ngjarje të trishtë, pasi një tifoz ka humbur jetën.

Nga të dhënat e para mësohet se viktima është 42-vjeçari me inicialet M.S., i cili teksa po largohej nga stadiumi, është rrëzuar dhe ka përplasur kokën në tokë.

Përplasja ka rezultuar fatale duke i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme, edhe pse u dërgua me urgjencë në spital.

Policia ka nisur hetimet.