Tjetër denoncim publik për mjekët e pediatrisë së spitalit të Durrësit. Në harkun e 20 ditëve kanë humbur jetën dy foshnja 15-muajshe.
Ndërsa familjarët denoncojnë mjekët se janë këta të fundit përgjegjës për vdekjen e foshnjës. Ata i akuzojnë ata për neglizhencë.
“E mjekuan për viroza stine, ai kishte probleme me rrugët urinale”, thonë ata.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në datën 28 prill. Gjyshi Anastas Cuka thotë që “E kemi çuar tri ditë rresht në spital, tri ditë mjekët nuk kryen vizita të imtësishme vetëm sipërfaqësore. Mjekët na thanë se nuk ka gjë, mbajmë përgjegjësi ne për gjithçka, por djali vdiq në duart e tyre. E nisën për Tiranë pasi situata u rëndua dhe kur ishte shumë vonë. Djali vdiq për neglizhencën e mjekëve. Të merren masa për këtë ‘kasap’”, shprehet ai.
Rasti i dytë për 20 ditë që vdesin foshnje në pediatrinë e Durrësit. Në të dyja rastet familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë.





