Një foshnjë 3-muajshe, pjesë e komunitetit rom ka humbur jetën. Prindërit e foshnjës thonë se fëmija i tyre vdiq nga i ftohti, pasi ata flinin jashtë dhë fëmija mbulohet me kartona ambalazhi.

Policia ka njoftuar se foshnja M.M u gjet e vdekur si pasojë e të ftohtit në mjedisin ku jetonte, në një barake, në zonën e Shkozës, në Tiranë.

Ky është i dyti rast brenda një kohe të shkurtër që fëmijë të këtij komuniteti humbin jetën nga mungesa e kushteve.

Vetëm pak kohë më parë një foshnje humbi jetën në Durrës, pasi së bashku me nënën 18-vjeçare jetonin poshtë urës se Dajlanit në Durrës, pasi babai i kishte braktisur.