Sot ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare aktori i njohur kosovar, Blerim Peci. Mësohet se shkak i ndarjes së parakohshme nga jeta ishin disa probleme shëndetësore. Njëri prej familjarëve të tij ka treguar se Blerimi vuante nga mëlçia.

Peci njihet si njëri prej humoristëve më të pëlqyer në vend. Ai karrierën e nisi furishëm në emisionin “Show Meselation”.

Ndërsa së fundmi, Peci ishte pjesë e projektit “Vikendi” që u transmetonte një herë në javë në Radio Televizionin e Kosovës.

Aktori i ndjerë ishte nga qyteti i Mitrovicës.