Një i ri nga Teksas humbi jetën pasi i shpërtheu cigarja elektronike në fytyrë.
25-vjeçari po pinte në cigaren elektronike kur kjo e fundit plasi duke i copëtuar arterien karotide.
William Brown vdiq në një spital në Fort Worth më 29 janar. Në certifikatën e vdekjes thuhet se ai vdiq nga infarkti cerebral dhe hernia pasi mbeturinat nga cigarja elektronike i shpërthyen arterien e tij të majtë karotide.
Shpërthimi raportohet se ndodhi më 27 janar, në parkingun e një dyqani ku shitej duhan dhe bëheshin furnizime me gaz.
Menaxheri i dyqanit u shpreh se telefonoi ambulancën pas ngjarjes.





