Pasditën e së shtunës është ndarë nga jeta në moshën 117-vjeçare, personi më i vjetër në botë në Xhamajkë.
Violet Mosse Brown me 15 prill, mori titullin e italianit Emma Morano, e cila jetoi në tre shekuj dhe lindi në 1899.
Violet ishte nënë e gjashtë fëmijëve, ajo ka lindur më 10 mars 1900, nga njerëzit e afërt njihet si “Halla V” dhe përgjatë gjithë jetës së saj jetoi në të njëjtën shtëpi në Trelawney.
E pyetur më parë se kush ishte sekreti i jetës së saj ajo u përgjigj se konsumimi i këmbëve të lopës, mospirja e alkoolit dhe leximi i Biblës ishin të rëndësishme.
Në një intervistë për Jamaican Observer pas ditëlindjes së saj të 110 tha: “Unë kosumoj gjithçka përveç mishit të derrit dhe pulave, si edhe nuk pij alkool. E dini, unë ndonjëherë pyes veten a jam me të vërtetë 110 vjeç pasi nuk ndihem se jam kaq.”





