Vdes tragjikisht pronari i një lokali në Durrës, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
Dje rreth orës 12:30, në fshatin Sektor – Rinia , Durrës, ka gjetur vdekjen shtetasi A.K. 58 vjeç, në lokalin e tij.
Policia e Durrësit bën me dije se nga pakujdesia, ai ka rënë në kontakt me tensionin e energjisë elektrike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





