Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Selenicë të Vlorës. Policia njofton se urgjenca e spitalit ka njoftuar se shtetasi Dilaver Tozaj, rreth 50 vjeç, nga Selenica, dyshohet se është plagosur ose vetplagosur me armë zjarri.
I plagosuri është qëlluar me armë tip pistoletë, ndërsa ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes.





