Senatori amerikan, John McCain, gjashtë herë senator republikan nga Arizona dhe hero i luftës që ka duruar gati gjashtë vjet torturë dhe robëri në burgun famëkeq Hanoi Hilton, ka vdekur në moshën 81-vjeçare.
I njohur për qëndrimin luftarak gjatë gjithë dekadave në Senat dhe për dy përpjekje të dështuara për t’u zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara, McCain ka vuajtur nga kanceri në tru.
Ai ka qenë i rrethuar nga familja dhe miqtë në Arizona në ditët e fundit, ndërsa ka ndërruar jetë pas publikimit të librit të tij të fundit “Vala e shqetësimit: Kohët e mira, kauzat e drejta, luftërat e mëdha dhe vlerësimet e tjera”.
Në librin e tij, McCain ka pranuar se nuk ka ide se sa kohë i ka mbetur për të jetuar, porse kjo nuk e ka ndaluar të godasë presidentin aktual, Donald Trump, të shprehë keqardhje për zgjedhjen e ish-guvernatores së Alaskës, Sarah Palin, si kandidate për zëvendëse të tij në fushatën e vitit 2008, si dhe të shprehë shqetësime për reputacionin ndërkombëtar të vendit të tij.