Një shqiptar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur në Itali.
Mediat italiane raportojnë se aksidenti i rëndë ka ndodhur gjatë natës në San Martino në Regio, ku viktimë ka mbetur Arsen Gjini, 27 vjeç.
Sipas policisë italiane, shqiptari ishte duke drejtuar një makinë tip “BMW”, që rezultonte e vjedhur.
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e madhe. Në mjet ishte dhe një pasagjer, por që menjëherë pas përplasjes, ia ka mbathur në këmbë për të mos u kapur nga policia. Aktualisht është shpallur në kërkim.





