TOKIO- Skicuesi japonez, Keiji Nakazawa, autor i filmit të animuar autobiografik mbi luftën dhe bombën bërthamore "Gen i Hiroshimës", vdiq më 19 dhjetor nga kanceri në moshën 73-vjeçare, bënë të ditur sot burime mediatike vendase. 

I lindur në Hiroshima, Nakazawa ishte gjashtë vjeç në gusht të vitit 1945, kur amerikanët lëshuan bombën e parë bërthamore në këtë qytet, në perëndim të Japonisë duke shkaktuar të paktën 140 000 të vdekur duke përfshirë edhe babain, vëllain dhe motrat e tij. 

Ai mori rrezatim ashtu si e ëma e tij, e cila vdiq 20 vjet më vonë. 

Në filmin "Gen i Hiroshimës", një serial i animuar i publikuar në disa vëllime në Japoni dhe i përkthyer në 20 gjuhë, Nakazawa tregon se si ai e përjetoi luftën, bombën dhe pasojat e tyre. 

Vepra është konsideruar si një dëshmi historike, jo vetëm për tragjedinë e Hiroshimës, por edhe për shoqërinë japoneze gjatë dhe pas luftës.